KLP çel më 17 shtator garën për drejtuesin e ri të SPAK

Altin Dumani po i afrohet fundit të mandatit 3-vjeçar si drejtues i SPAK, i cili përfundon në dhjetor 2025. Në këtë kuadër, KLP ka lajmëruar mbajtjen e një mbledhjeje më 17 shtator, ku do të shpallet hapja zyrtare e garës për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rendin e ditës përfshihen edhe diskutimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, si dhe vlerësimet etike-profesionale për disa prokurorë të tjerë. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e KLP-së, me pjesëmarrjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave.

Sipas ligjit aktual, drejtuesi i SPAK nuk mund të rizgjidhet për periudhë të dytë radhazi, ndërsa pas largimit nga ky funksion, Altin Dumani do të vijojë detyrën si prokuror i SPAK.