Aksident në aksin Fier–Patos, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në zonën e “Portëz”, pranë Fierit. Dy automjete, një “Renault” dhe një “Golf”, u përplasën, ku për pasojë makina “Renault” doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.
Fatmirësisht, drejtuesi i “Renault”-it i shpëtoi lëndimeve të rënda dhe një zjarrfikëse mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar në nxjerrjen e mjetit nga kanali. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale.