Trump kërcënon ndërhyrje ushtarake në Nigeri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Nigeri, pas raportimeve për vrasje të vazhdueshme të të krishterëve në vendin afrikan.
Sipas burimeve në Uashington, Trump i ka kërkuar Pentagonit të përgatisë një plan veprimi për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Afrikën Perëndimore. Ai ka deklaruar se, nëse qeveria nigeriane “vazhdon të lejojë” dhunën ndaj komunitetit të krishterë, SHBA-të do të ndërpresin çdo formë ndihme ekonomike dhe ushtarake për Nigerinë.
“Nëse këto masakra nuk ndalen, ne do të ndërhyjmë për t’i shtypur militantët islamikë me forcë të plotë,” tha Trump, duke e cilësuar situatën “të papranueshme për botën e lirë”.
Ndërkohë, mediat nigeriane raportojnë se presidenti i Nigerisë pritet të takohet me Trump javën e ardhshme në Uashington, për të diskutuar akuzat e ngritura dhe mundësitë për bashkëpunim në parandalimin e dhunës fetare.
