‘Kontrata ime me PD… për të larguar Ramën’/ LaCivita: Besoj 100% se shpallja ‘non-grata’ e Berishës, e lobuar nga Rama-Soros

auto_1231231746828521

Kryestrategu i fitores së Presidentit Donald Trump dhe strategu i fushatës së PD-ASHM në Shqipëri, Chris LaCivita, deklaroi se beson 100% pretendimet e Sali Berishës mbi vendimin “non grata” të marrë nga DASH gjatë administratës Biden. Në një intervistë , LaCivita tha se ky vendim përbën ndërhyrje në procesin zgjedhor duke ndaluar Berishën të komunikojë me diasporën shqiptare në SHBA.

Ai theksoi se nuk është lobist, por strategjist politik i angazhuar për të ndihmuar Berishën të përcjellë mesazhin e tij elektoral. Sipas tij, kontrata është vetëm me PD-së dhe jo për qëllime lobimi. LaCivita shtoi se nuk komenton për çështjet e brendshme të administratës amerikane, por e quan vendimin e DASH një veprim të korruptuar. Ai u shpreh i kënaqur që çështja po merr vëmendje ndërkombëtare, pasi kjo sipas tij nxjerr në pah korrupsionin e Edi Ramës. 

“100% e besoj”, u shpreh ai, teksa u pyet nëse besonte pretendimet e Berishës mbi këtë vendim të DASH, gjatë administratës së Joe Biden.

Ndër të tjera ai theksoi se kontrata e tij me PD-së është për të përcjellë mesazhet e Berishës gjatë fushatës, dhe se ai nuk është lobist, por strategjist.

“Unë nuk bëj lobim, unë jam stategjist politik, nuk jam palë e kontratës dhe nuk jam i përfshirë në kontratë. Kontrata ime është me PD-së për të punuar, për të përgatitur mesazhin dhe për të përgatitur Berishën për mesazhin e tij, për të pushuar nga puna Edi Ramën”, tha ai në “Top Story”.

Ai shtoi më tej se vendimi i Blinken për të ndaluar Berishën të hyjë në SHBA dhe të komunikojë me diasporën shqiptare atje, përbën një formë ndërhyrjeje në procesin zgjedhor.

“Kur administrata e Biden, kur ata u përfshinë dhe Blinkeni e dha statusin “non grata”, në fakt e ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të fliste me votuesit në SHBA, të fliste me diasporën. Në SHBA këtë e cilësojmë ndërhyrje në zgjedhje, dhe kjo është e korruptuar dhe nuk duhet të ndodh në një demokraci pavarësisht se ku është kjo demokraci”, theksoi LaCivita.

LaCivita tha se ai nuk komenton dinamikat e brendshme të administratës amerikane, por theksoi se është i kënaqur që çështja e Berishës po merr vëmendje ndërkombëtare, pasi kjo sipas tij, “e vërteton më shumë se Edi Rama është i korruptuar.”

LaCivita: Unë nuk bëj lobim, unë jam stategjist politik, nuk jam palë e kontratës dhe nuk jam i përfshirë në kontratë. Kontrata ime është me PD-së për të punuar, për të përgatitur mesazhin dhe për të përgatitur Berishën për mesazhin e tij, për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pyetja: Berisha pretendon se shpallja “non grata” nga Blinken është bërë me lobim nga Edi Rama, Soros në DASH, e besoni këtë gjë?

LaCivita: 100% e besoj!

Pyetja: Nëse besoni, pse duhet të jetë një kontratë lobimi që të hiqet kjo gjë? A mund të hiqet?

LaCivita: E di që nuk doni të bisedoni për Edi Ramën, sepse ai është i dështuar dhe ka mundësi të kufizuar për Shqipërinë. Në SHBA, kur administrata e Biden, kur ata u përfshinë dhe Blinkeni e dha statusin “non grata”, në fakt e ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të fliste me votuesit në SHBA, të fliste me diasporën.

Në SHBA këtë e cilësojmë ndërhyrje në zgjedhje, dhe kjo është e korruptuar dhe nuk duhet të ndodh në një demokraci pavarësisht se ku është kjo demokraci.

Siç e thash, unë nuk përfshihem në diskutimet e qeverisë amerikane, sepse nuk është roli im, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar sepse e vërteton faktin që Edi Rama është i korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *