Altin Dumani takon drejtuesin e Task-Forcës në Shkodër, shoqërohet një person në Bushat për ndikim tek votuesit

auto_-640-0-1728488402x1000-0-altin-dumanii-1068x675-1-2961731855475

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim në Shkodër me prokurorin e deleguar për qarkun dhe drejtuesin e Task-Forcës, Dritan Prençi, për të koordinuar hetimet në lidhje me disa çështje të rëndësishme.

Ndërsa zhvillohej takimi, një person është shoqëruar nga agjentët e BKH dhe po merren deklarata në kuadër të një procedimi penal.

Sipas informacioneve jo zyrtare, personi në fjalë dyshohet për tentativë ndikimi të paligjshëm mbi zgjedhësit në fshatin Bushat, për të favorizuar subjektin politik PSD të Tom Doshit.

Sakaq, mëngjesin e sotëm agjentët e BKH-së dhe policisë së Shkodrës ushtruan kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë. /Raportoi-Fatjon Gjinaj-SYRI TV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *