Zjarr në zonën e “Urës së Daullasit” në Fier, panik mes banorëve

Një zjarr ka rënë vetëm pak minuta më parë në zonën e njohur si “Ura e Daullasit” në Fier. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët vendas, por situata ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar frikë tek banorët e zonës përreth Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve, të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike, duke shtuar rrezikun e përhapjes së zjarrit apo dëmtimeve në rrjetin elektrik.Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, autoritetet kanë vendosur të stakojnë energjinë elektrike në zonë. Ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë punën për neutralizimin e flakëve, të cilat po favorizohen edhe nga era.Rasti mbetet në ndjekje, ndërsa pritet një vlerësim më i saktë i dëmeve të shkaktuara. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes nga fermerët gjatë djegies së mbeturinave bujqësore, për të shmangur incidente të tilla.