Shqiptarët e Greqisë

Shqiptarët kanë jetuar historikisht në Greqi.Popullsia e tyre është dokumentuar që në Mesjetën e hershme,dhe po të bazohemi në trashgiminë ilire,Greqia ka qenë populluar nga paraardhësit tanë që në kohët antike.Prezenca e parë nis me fiset epiriote të cilat ishin fise ilire që për shkak të kohës morën edhe elementë të kulturës helene.Gjithësesi arkeologjia dhe historia kanë treguar që ato ishin fise ilire duke e provuar prezencën e shqiptarëve në Greqinë moderne që në kohët antike.Dy fiset kryesore në Epirin e jugut ishin Molosët në territoret e Janinës moderne dhe Thesprotët në territorin e Çamërisë.Këto fise u bashkuan së bashku dukë formuar mbretërinë e Epirit,edhe duke pushtuar territore në Italinë moderne.Me kalimin e shekujve,përveç shqiptarëve të Epirit,Greqia moderne u popullua me shqiptarë edhe në territore të tjera.Me kalimin e shekujve,këto shqiptarë krijuan nëngrupe të dallushme me elementë të veçantë,por të ardhur nga një trung i përbashkët.Shqiptarët e Greqisë mund ti ndajmë në disa grupe:
1-Çamët:Nëngrupi më i famshëm i shqiptarëve të Greqisë janë shqiptarët e Çamërisë,ose siç nihen ndryshe,çamët.Kjo popullsi është dëshmuar në Greqi që në Mesjetën e hershme,kur shqiptarët u njohën për të parën herë me emrin modern në histori.Ata shtrihen nga Konispoli,i cili ndodhet sot në Shqipëri e deri në gjirin e Prevezës.Qytetet kryesore të Çamërisë janë:Filati,Paramithia,Gumenica,Parga, Preveza,Magëlliçi,Narta etj.Shqiptarët e kësaj krahinë janë të besimit mysliman dhe ortodoks.Ndërkohë që shqiptarët myslimanë u shpërngulën me dhunë nga forcat e Napoleon Zervës në Luftën e Dytë Botërore,shqiptarët çamë ortodoks jetojnë akoma në Çamëri,duke humbur pak nga pak indetitetin kulturorë.Në këtë nëngrup shqiptarësh bëjnë pjesë figura si Abedin Pashë Dino dhe Osman Taka,të dy veprimtarë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
2-Suliotët:Ky nëngrup është një nga grupet më të veçanta të shqiptarëve të Çamërisë.Ata flisnin një dialekt të çamërishtes e cila sot ka humbur.Ndryshe nga çamët e tjerë ortodoks,të cilët jetonin në qytete apo fshatra fushor,suliotët jetonin në thellësitë e maleve në krahinën e Sulit,sot në Paramithi.Ato kishin një jetë fisnore të ngjashme me ato të fiseve në Shqipërinë Veriore.Kjo gjë i ka bërë të ishin më të pavarur nga qeveria osmane.Ata u njohën për luftrat kundër Ali Pashë Tepelenës dhe Portës së Lartë ku u krijuan edhe këngë dhe histori të shumta si memorie historike.Figurat më të shquara të këti nëngrupi janë Kiço Xhavella dhe Marko Boçari,heroi kombëtar i Greqisë moderne.
3-Shqiptarët e Epirit jugor(nuk përfshihet Çamëria):Edhe pse shumë shqiptarë i referohen këtyre tokave si Çamëri,në të vërtet Janina,Konica,Dodona dhe Pogoninuk janë toka çame.Këto zona janë konsideruar si Labe ose Toske në disa raste ose të përziera meToskë,Lebër dhe Çam si në rastine Janinës.Këto shqiptar janë dokumentuar që në Mesjetë,por pas aneksimit nga Greqia,popullsia shqiptare u largua drejt Shqipërisë ose Turqisë.Qendra kryesore ishte Janina e cila kishte një popullsi të konsiderushme shqiptare në qytet por një popullsi dominante në fshatrat për rreth.Disa nga figurat kryesore nga ky rajon janë Faik Konica dhe Mit’hat Frashëri i cili u lind dhe u rrit atje.
4-Shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore:Ky nëngrup shqiptarësh është një nga grupet më të harruara shqiptare duke ngelur thjeshtë në histori.Ato jetojnë kryesisht në rajonin përreth liqenit të Prespës dhe në kufijtë me Maqedoninë e Veriut.Qytete kryesore të populluara dikur nga shqiptarët ishin Kosturi dhe Follorina.Sot fshatrat të cilat kanë një popullësi shqiptare janë:Lehova, Tripotamo, Bellkamen dhe Negovani.Për shkak të largësisë nga qëndrat e zhviluara të jugut,shqiptarët e kesaj zone mbetën të harruar deri sa u shpërngulën për në Turqi nga qeveria greke.Sot vetëm shqiptarët ortodoks kanë mbetur dhe e flasin gjuhën publikisht.Shqiptari më i fasmshëm nga këjo zonë është Papa Kristo Negovani i vrarë nga forcat greke sepse mbante liturgji në gjuhën shqipe.
5-Shqiptarët e Maqedonisë:Shqiptarët u shfaqën si banues të rregullt të Maqedonisë në Periudhën Osmane.Shqiptarët emigruan kryesisht drejt Maqedonisë për shkak të tregtisë të zhvilluar atje.Sipas dokumentave osmane,numri i shqiptarëve ishte më i madhë në Selanik sesa i grekëve,por më i vogël se sa i bullgarëve.Për këtë arsye,Vilajeti i Selanikut u prpozua të ishte vilajeti i pestë shqiptar,diçka që nuk ndodhi kurrë.Shumë shqiptarë u larguan pas pushtimit të Selanikut nga Greqia.Një nga shqiptarët më të famshëm që vjen nga rajoni i Maqedonisë greke është Mehmet Aliu i Egjiptit,babai i Egjiptit modern.
6-Shqiptarët e Trakës:Janë një grup shqiptarësh të cilët kanë 3 lokacione:fshatrat arbërore të Trakës greke,ato të Trakës turke dhe atë të Trakës bullgare(Mandrica).Këto shqiptarë janë kryeshisht me origjinë nga fshatrat e Korçës dhe të Kolonjës,të cilëlt emigruan në këto territore në periudhën osmane. Janë shqiptar të besimit ordokos të cilët e ruajnë gjuhën edhe sot e kësaj dite. Dialekti i tyre është ai Toske e ndikuar pak nga greqishtja,osmanishtja dhe bullgarishtja,në varësi të vendodhjes.Shqiptari më i famshëm nga ky grup është Fan Noli.
7-Shqiptarët e Thesalisë:Prezenca e shqiptarëve ne Thasili është vërejtur që në periudhën e Mesjetës.Shqiptarët shkelën për herë të parë Thesalinë më 1318 si ushtarak ose fise të mirëorganizuara.Kjo tokë isht shpopulluar nga popullsia greke për shkak të Murtajes dhe pushtimeve sllave.Në Theasali arritën 3 fise kryesore:Bua,Mazereku dhe Malakasoi të cilët këta të fundit kishin origjinë nga Mallakastra.Sot ata e kanë humbur indetitetin e tyre dhe janë asimiluar në grek kohë më parë.Hera e fundit kur Thesalia ishte nën pushtimin shqiptar ishte gjatë periudhës së Ali Pashë Tepelenës.
8-Arbërorët e Atikës,Ebuesë,Hidrës dhe Moresë:Të njohur ndryshe si arvanitas, shqiptarët e ketyre zonave kanë patur një rolë dhe ndikim të madhë në historinë dhe kulturën shqiptare.Ata shfaqen për herë të parë në këto territorë në Mesjetë rreth shekull 12 dhe 13.Ata erdhën si ushtarak ose barijnë të ftuar nga vetë fisnikët bizantinë.Kjo për shkak të uljes së popullsisë të atyre territoreve për shkak të Murtajes dhe luftrave.Shqiptarët luajton një rol të madhë në këto zona,duke nisur që nga zhvillimi i buqësisë e deri në revoltat antiosmane.Qendra e tyre ka qenë Athina,Naplio,Hidra edhe shumë fshatra vërdallë.Statistikat tregojnë që popullsia ka qënë në dominancë shqiptare,kryesisht e besimit ortodoks por me kalimin e kohës disa u konvertuan edhe në islam.Ata luajtën një rolë të rëndësishëm në Luftën për Pavarsinë Greke dhe në historinë e mëtejshme.Disa nga shqiptarët më të famshëm të këtij nëngrupi janë Laraskina Bubulina,Teodor Kolokotroni,Teodor Pangalos etj.
9-Emigrantët postkomunist:Ky është grupi më i ri i shqiptarëve të cilët përfshijnë shqiptarë që nga Shkodra e deri në Konispol.Këta janë shqiptar të cilët emigruan pas rënies së regjimit komunist në vitet 90’.Shumë nga këta shqiptarë janë integruar në shoqërinë moderne grek dhe po luajnë një rol të madhë në politikë,ekonomi dhe kulturë.Ata kanë qenë dhe janë një ndihmë e madhe për ekonominë e Shqipërisë.
Ky diversitet i madh tregon një histori të madhe të shqiptarëvë në Greqinë moderne.Fatkeqësisht,shqiptarët janë përballur me dhunë(si në rastin e shqiptarëve emigrant),asimilim të detyruar(si në rastin e arbërorëve dhe çamëve ortodoks),shpërngulur(si në rastin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Epirit) dhe masakruar(si në rastin e çamëve ortodoks).Për të patur një mardhënie të mirë me Greqinë ne duhet të mbrojmë komunitetet shqiptare atje,qoftë komunitetet e vjetra apo dhe qoftë komunitetet e reja.
Nga Elvis Peshku
