E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Rreth orës 19:45, dyshohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte.

E mitura është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti.