Dashuria dhe marrëdhëniet në kohën e rrjeteve sociale  si ndryshon perceptimi i intimitetit

Në kohë të tjera, dashuria rritej në heshtje, ashtu siç mbijnë lulet në kopshtet e harruara: ngadalë, me durim, me një lloj solemniteti që vetëm shpirtrat e vëmendshëm e kuptonin. Sot, në një epokë ku çdo emocion kërkon të shoqërohet me një fotografi, një status apo një reagim, intimiteti është bërë një udhëtar i lodhur mes dritave të ekranit dhe pritshmërive të pafundme.

Shpesh mendoj se njeriu modern është një qenie e dyzuar: në njërën anë kërkon të duket i përfshirë, i dashuruar, i vlerësuar; në tjetrën anë druan se mos e humb veten në këtë shfaqje të vazhdueshme. Rrjetet sociale premtojnë afërsi, por shpesh japin vetëm imazhin e saj. Ato ofrojnë pranë nesh një turmë të heshtur vështruesish, që ndërsa pëlqejnë historitë tona, rrallë e rrallë prekin jetën tonë të vërtetë.

Në marrëdhëniet e sotme, shumë besojnë se komunikimi i shpeshtë është baraz me dashurinë e thellë.. Megjithatë, në botën digjitale, heshtja interpretohet si mungesë, dhe prandaj nxit shmangie, pasiguri, madje edhe konflikt.

Rrjetet sociale kanë krijuar një terren të çuditshëm ku njeriu mendon se e njihte dikë, vetëm pse ka parë fragmente të jetës së tij: buzëqeshje të kuruara, udhëtime të shkurtra, plane të bukura që shpesh nuk kapërcejnë sipërfaqen. Por intimiteti i vërtetë nuk është një seri fotografish të shijshme; është pranimi i një njeriu në tërësinë e tij  me gabimet, frikërat dhe përunjësitë që asnjë filtër nuk i zbukuron.

Në të kaluarën, një lidhje rritej ndërmjet dy zemrave. Sot shpesh rritet nën vështrimin e qindra syve. S’është çudi, pra, që të rinjtë ndjejnë një lloj presioni – jo të duan, por të duken sikur duan. Çiftet shpesh krahasojnë veten me idilet digjitale të të tjerëve, duke harruar se çdo marrëdhënie është një histori më tepër se një imazh.

Dashuria nuk kërkon dëshmitarë; kërkon mirëkuptim. Por kur një ndjenjë kërkohet të publikohet, ajo rrezikon të shndërrohet në një objekt që matet me pëlqime, jo me sinqeritet.

Intimiteti, dikur një thesar që zbulohej pak nga pak, sot është bërë një fjalë e konsumuar. Të ndash çdo gjë me publikun nuk është afërsi; është shterim i saj. Ajo që dikur ishte një sekret i ëmbël mes dy njerëzve, tani përfundon si një episod i shkurtër në rrjetet sociale, i pakrahasueshëm me thellësinë që dashuria meriton.

Megjithatë, pavarësisht kësaj transformimi, njeriu nuk e ka humbur aftësinë për të dashuruar në mënyrë të vërtetë. Ai thjesht duhet të mësojë të ruajë pjesët më të brishta të ndjenjave të tij t’i mbajë larg shikimit të panevojshëm, ashtu siç mban njeriu librin më të dashur në një vend të fshehtë, ku leximi bëhet jo për sy të huaj, por për ushqimin e shpirtit.

Në fund të fundit, në kohën e rrjeteve sociale, dashuria e vërtetë është bërë një akt rebelimi. Ajo kërkon zgjedhje: të duash pa e reklamuar çdo hap; të ndërtosh marrëdhënie me durim; të vlerësosh thelbin dhe jo hijen. Kjo është një sfidë e madhe, por edhe një mundësi që brezat tanë të rigjejnë kuptimin e intimitetit – jo si një pronë publike, por si një gur themeli i jetës së brendshme.

Dhe siç do ta thosha unë
Njeriu mbetet i madh vetëm kur i jep peshë asaj që sytë nuk e shohin, por zemra e njeh.Në kohë të tjera, dashuria rritej në heshtje, ashtu siç mbijnë lulet në kopshtet e harruara: ngadalë, me durim, me një lloj solemniteti që vetëm shpirtrat e vëmendshëm e kuptonin. Sot, në një epokë ku çdo emocion kërkon të shoqërohet me një fotografi, një status apo një reagim, intimiteti është bërë një udhëtar i lodhur mes dritave të ekranit dhe pritshmërive të pafundme.

Njeriu mbetet i madh vetëm kur i jep peshë asaj që sytë nuk e shohin, por zemra e njeh.

Nga Anisa Halilaj