Situata e zjarreve në vend: 22 vatra të raportuara, 20 të shuar, 2 ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar se deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme janë identifikuar gjithsej 22 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Falë ndërhyrjes së forcave operacionale, janë shuar 20 vatra zjarri, ndërsa aktualisht mbeten aktive 2 vatra.
Sipas të dhënave zyrtare, janë shuar plotësisht vatrat e zjarrit në këto zona:
- Fshati Zvërnec, bashkia Vlorë
- Lagjja Pavarësia, bashkia Vlorë
- Fshati Arshi Lengo, bashkia Gjirokastër
- Fshati Kosinë, bashkia Gjirokastër
- Fshati Kolsh, bashkia Lezhë
- Fshati Markatomaj, bashkia Lezhë
- Fshati Hoten, bashkia Vau i Dejës
- Fshati Gojan, bashkia Pukë
- Fshati Frakull, bashkia Fier
- Fshati Lin, bashkia Pogradec
- Fshati Frutikulturë, bashkia Kamëz
- Fshati Llugaj, bashkia Tropojë
- Fshati Golaj, bashkia Has
- Qyteti Selenicë, bashkia Selenicë
- Afër hotel “Adriatik”, bashkia Durrës
- Fshati Kërcukje, bashkia Tiranë
- Lagjja Matohitaj, bashkia Patos
- Fshati Valias i Vjetër, bashkia Kamëz
- Fshati Laknas, bashkia Kamëz
- Fshati Dugagjin, bashkia Mat
Vatrat ende aktive
1️⃣ Fshati Hoshtimë, bashkia Vlorë: Zjarri ka përfshirë sipërfaqe me ferra, barishte dhe ullinj. Terreni i vështirë, era dhe temperaturat e larta kanë penguar shuarjen. Në terren po punojnë forcat e MZSH Vlorë, Fier, Berat e Himarë, Forcat e Armatosura, si dhe një helikopter Cougar.
2️⃣ Pylli i Ballenjës, bashkia Bulqizë: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Bulqizës që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile mbetet në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje shtesë sipas nevojës.