Njoftim i Policisë së Tiranës: Kufizime dhe bllokime rrugore më 16 qershor për Ministerialin e SEECP

Në kuadër të masave të sigurisë për zhvillimin e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet në Tiranë më 16 qershor 2025, Policia e Tiranës njofton se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor, për të garantuar lëvizjen e sigurt të delegacioneve të huaja të kryesuara nga Presidentët përkatës.
✅ Itineraret me kufizime të përkohshme:
Në ardhje të delegacioneve:
- 📍 Aeroporti i Rinasit
- 📍 Mbikalimi i Kasharit
- 📍 Autostrada “Durrës-Tiranë”
- 📍 Unaza e Re
- 📍 Rrethrrotullimi i Saukut
- 📍 Rruga e Elbasanit
- 📍 Rruga “George W. Bush”
- 📍 Rruga “Urani Pano”
- 📍 Rruga “Dervish Hima”
Në largim të delegacioneve:
- 📍 Rruga “George W. Bush”
- 📍 Rruga e Elbasanit
- 📍 Rrethrrotullimi i Saukut
- 📍 Unaza e Re
- 📍 Sheshi “Shqiponja”
- 📍 Autostrada “Tiranë-Durrës”
- 📍 Mbikalimi i Kasharit
- 📍 Aeroporti i Rinasit
🚫 Kufizime shtesë në qarkullim:
Po në datë 16.06.2025, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve në rrugët:
- 📍 Rruga “Ludovik Shllaku”
- 📍 Rruga e Dibrës
🕒 Orari i kufizimeve:
Orari do të përcaktohet në varësi të kohës së mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit dhe do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar drejtuesit e mjeteve të shmangin këto akse dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit, për të kontribuar në mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe ruajtjen e sigurisë publike.