ChatGPT flet si njeri: OpenAI prezanton zë të avancuar dhe përkthim në kohë reale

San Francisco – qershor 2025 – Kompania OpenAI ka prezantuar një përmirësim revolucionar në mënyrën se si ChatGPT komunikon me zë, duke e çuar përvojën e përdoruesit në një nivel krejtësisht të ri.

Sipas burimeve të huaja, përditësimi më i fundit sjell një të folur më ekspresive, më natyrale dhe më njerëzore, e cila është tashmë e disponueshme për përdoruesit me pagesë të platformës.

“Tani, biseda me një asistent me inteligjencë artificiale mund të ndihet po aq natyrale sa të flasësh me një mik të ngushtë,” raportojnë mediat ndërkombëtare.

Çfarë ka të re?

OpenAI thotë se zëri i ri përmban:

  • Intonacion më delikat
  • Ritëm realist të të folurit
  • Shprehje emocionale, përfshirë sarkazëm dhe empati

Kjo e bën ChatGPT të tingëllojë më afër komunikimit njerëzor sesa kurrë më parë, duke krijuar një ndjesi më intime dhe të kuptueshme gjatë ndërveprimit.

Përkthim në kohë reale: Një veçori e fuqishme për udhëtarët

Në mesin e risive, përmendet edhe funksioni i përkthimit në kohë reale. Me këtë opsion, mund t’i flisni ChatGPT në anglisht – dhe ai do të përkthejë menjëherë fjalët tuaja në gjuhën e vendit ku ndodheni.

Kjo teknologji hap rrugën për një komunikim të menjëhershëm ndërgjuhësor, me potencial për t’u përdorur gjatë udhëtimeve, takimeve ndërkombëtare apo edhe në shërbime për klientë.