Vdekje e papritur në Pogradec: 43-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.Sipas burimeve paraprake, qytetari është rrëzuar në ambientet e brendshme të banesës dhe ka ndërruar jetë menjëherë. Ekipi i ambulancës që mbërriti në vendngjarje konstatoi se ai ishte pa shenja jete.Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që policia ka nisur marrjen në pyetje të familjarëve me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje të papritur.Hetimet janë në vijim dhe ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrale apo për rrethana të tjera që kërkojnë verifikim të mëtejshëm.