PD denoncon shitblerjen e votës: Paratë po shpërndahen për qytetarët e komuniteti rom, policia nis hetimet

-640-0-67599a36cf032

Një tjetër denoncim është bërë publik nga Qarku i Gjirokastrës, ku qytetarë kanë raportuar se kanë siguruar pamje që mund të implikojnë një rast të dyshuar të blerjes së votave.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhiria e Poshtme, në rrugën “Baba Rechepi”, ku një person që ndodhej në një automjet, i identifikuar si pronë e Shamet Ferunit, drejtues lokal i Partisë Socialiste, është filmuar duke shkëmbyer diçka me disa anëtarë të komunitetit rom.

Lidhur me këtë rast të denoncuar nga Partia Demokratike në Gjirokastër, policia ka shoqëruar në komisariat individët, ku pritet të merren në pyetje në prani të përfaqësueses së prokurorisë.

Denoncuesit pretendojnë se anëtarëve të komunitetit rom u janë ofruar para në këmbim të votës. Ngjarja ka ngritur shqetësim tek strukturat lokale të Partisë Demokratike, të cilat kanë depozituar kallëzimet përkatëse në prokurori dhe polici, duke kërkuar hetim të plotë mbi pretendimet e ngritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *