Probleme me administrimin e votës së diasporës? Celibashi: 15 mijë persona nuk do të marrin dot fletët e votimit

auto_celibashi-750x3751746895741

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë në News24 u shpreh se numri maksimal i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që nuk do të arrijnë dot të marrin zarfet me votat, shkon në maksimumi 15 mijë, shifër kjo sipas tij e papërfillshme.

Celibashi tha se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 170 mijë fletë votimi nga diaspora dhe se ky numër do të rritet.

Deklarata:

“15 mijë votues rezultojnë deri tani që nuk i kanë marrë zarfet me fletët e votimit. 11 mijë prej tyre kanë probleme me adresat, diçka që e prisnim që në fillim të procesit. Me shumë mundësi kjo kategori nuk mund të mund ta marrë fletën e votimit. Sipas informacioneve nga DHL është bërë çdo tentativë për ti kontaktuar por se kanë dhënë adresa e-maili dhe numra telefoni të gabuara…11 mijë -15 mijë persona pra nuk mund ta marrin fletën e votimit. Me integritetin e procesit zgjedhor kjo nuk ka të bëjë fare. Për ne ky është një numër minimal i papërfillshëm, nisur nga eksperiencat e shteteve të tjera ku ka pasur raste që edhe gjysma e fletëve të votimit nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion”, tha Celibashi.