Botërori i Klubeve – Grupi B, dramat deri në fund!

PSG konfirmon epërsinë dhe e mbyll grupin në vendin e parë me 6 pikë, pas fitores 0-2 ndaj Seattle Sounders. Golat për francezët u shënuan nga Kvaratskhelia dhe Hakimi.
Në sfidën tjetër, Atletico Madrid mposhti 1-0 Botafogon, me një gol të vetëm nga Griezmann, por… nuk mjaftoi!
Të tre skuadrat (PSG, Botafogo dhe Atletico) mbyllën me nga 6 pikë, por gola-avarazhi i favorizoi brazilianët, të cilët kualifikohen si të dytët, duke lënë Atleticon jashtë fazës tjetër.
Renditja përfundimtare – Grupi B:
1️⃣ PSG – 6 pikë (+4)
2️⃣ Botafogo – 6 pikë (+0)
3️⃣ Atletico Madrid – 6 pikë (-1)
4️⃣ Seattle Sounders – 0 pikë
Një grup që u vendos në detaje. Botafogo kalon, Atletico eliminohet!