Në një emision televiziv,është deklaruar që burrneshat janë transgjinorë,duke turpëruar kështu kulturën shqiptare. Aktivistët LGBTQ+ dhe feministe janë përpjekur shumë që ta shtrembërojnë të vërtetën,duke hedhur baltë e gënjeshtra ndaj kulturës sonë.Por si qëndron e vërteta? A janë burrneshat realisht transgjinore apo janë diçka tjetët,diçka e cila nuk ka lidhje me homoseksualitetin?! Që zbulojmë të vërtetën,ne duhet të kthehemi pas në kohë dhe të kuptojmë kontekstin e kohës.

Burrneshat janë dokumentuar që në Mesjetë me Kanunin e Lekë Dukagjini.Kjo traditë e herdhme ka vazhduar deri në ditët e sotme.Kjo traditë është e shpërndarë kryesisht në Malsinë e Madhe(përfshirë edhe komunitet shqiptare në Malin e Zi),Dardani,Maqedoni e Veriut por edhe në Dalmaci dhe territore të tjera malaizeze kur dikur jetonin shqiptarë që sot janë të sllavizuar.Pra kjo kulturë është krjetësisht shqiptare,dhe duke qenë e tillë,ajo tregon dhe mendësinë tonë.Gjatë sundimit osman,burrat e shtëpisë luftonin me Perandorinë,ose kundër tyre,duke lënë kështu shtëpitë pa burra.Një arsye tjetër që ka marrë më shumë jetë djemshë shqiptarë,ka qenë gjakmarrja e cila gjithashtu linte shtëpinë pa burra.Në këtë rast,dikush duhettë dilte si mbrojtës i shtëpisë.Si përfundim del një vajzë e shtëpise,e cila betohet që do mbaji nderin e familjes.Vajza e zgjedh vetë që të bëhet burrneshë duke humbur kështu të drejtn e martesës dhe kryerjes së mardhënieve seksuale,por duke përfituar privilegjet që burrat kanë si:ulja në odë për kuvendim,trashgimia e pasurisë,mbajtja e familjes,pirja e duhanit me buurat,mbajta e armëve etj etj.Pra një grua merr të drejtat e një burrit dhe mban peshën e tij.Kjo zgjedhje e shpëtonte gruan nga një martesë e padëshurar,duke qëndruar kështu e lirë.

Pra siç e pamë edhe më sipër,burrneshat ose virgjëreshat e betuara nuk janë kthyer në meshkuj për shkak të ndienjave të tyra seksuale,por janë kthyer për të mbrojtur nderin e familjes.Po të shkosh sot në veri të Shqipërisë,fjala burrneshë përdoret për të treguar se sa të forta dhe të zonja janë gratë,pra përdoret si një kompliment.Sot kanë ngelur shumë pak burrnesha,diku rreth 100 persona të deklaruar si burrnesha.Në intervista,ata ndihen të lumtur,dhe ndihen krenar që mbrojtën virgjërinë e tyre për nder të familjes.Por ndryshe nga burrneshat që janë te respektuar nga shqiptarët,transgjinorët janë duke e bërë vet veten që të urrehen.Ato duan që të garojnë në lojra ku luajnë dhe femrat shqiptare,ato duan të përdorin tualetet që perdorin femrat shqiptare,ato duan të kenë të njëjta të drejta prindërimi që femrat shqiptare kanë,diçka që një burrneshë as nuk do e kishte imagjinuar kurrë.Ne nuk duhet të lejojmë që femrat shqiptare të ulen në këtë status,edhe kjo niset që në fillim me edukim dhe histori dhe jo me gënjeshta dhe propagandë.

Nga Elvis Peshku