Inteligjenca artificiale: shpëtuese apo rrezik për njerëzimin?

Pas një muaji trajtimesh të pasuksesshme, ai futi historinë e tij mjekësore në ChatGPT, i cili sugjeroi diagnozën tularemia (ose ethet e lepurit). Chatboti kishte të drejtë dhe rasti u publikua më pas në një studim shkencor, ka raportuar VOX.Në të njëjtën kohë, në SHBA, një pacient që po shfaqte shenja psikoze rezultoi se kishte ndjekur këshillat e ChatGPT për alternativa të kripës së tryezës. Chatboti i kishte sugjeruar natrium bromid, një substancë toksike që përdoret për pastrimin e pishinave. Pasi e kishte konsumuar për tre muaj, ai përfundoi në një repart psikiatrik për tri javë.Ky kontrast tregon qartë se ChatGPT mund të ndihmojë në raste të vështira, por edhe të japë këshilla shumë të rrezikshme.
Pra, kemi arritur në një ditë që teknologjia po bën gjithçka.Po, ku jemi?A jemi ne ata që po e kontrollojnë AI-në… apo AI-ja na kontrollon ne?Vërtet, tani mund të themi: “Ne jemi ata që po e përdorim për të na ndihmuar”, por deri ku? Sepse nëse shkojmë drejt kësaj, në një ditë jo shumë të largët por shumë të afërt do të bëhemi të pafuqishëm, madje të dobët; aq të dobët saqë do t’i pyesim AI-në: “Çfarë t’i them një personi në përditshmëri?”Një çmenduri… por këtë po e bëjnë që tani.Një çmenduri fantashkence… por, ama, ne chatbot-ët kemi mesazhe të tipit: “A te flas sot me të dashurin/ën?”, “A më favorizojnë yjet?”. Ose SMS e tipit: “Po, më duket se nuk di të flas me shoqërinë çfarë të them?”A duhet të kufizohet AI-ja? A duhet të vendosen ligje mbrojtëse? Sepse pastaj do të jetë vonë.Do të jemi ne, njerëzit, viktimat e shpikjes sonë.
Preng Macaj