Brezi që ikën nga veriu: kush do ta mbajë nesër këtë vend?

Ka diçka dramatike që po ndodh në veri të Shqipërisë. Në qytete si Kukësi, Tropoja apo Puka, kafet plot djem të rinj janë gjithnjë e më bosh. Fshatrat lënë pas vetëm të moshuarit, ndërsa autobusat e linjave drejt Gjermanisë e Anglisë mbushen çdo ditë me ata që duhej të ishin e ardhmja e vendit. Pyetja është: a e kupton dikush se çfarë do të thotë kjo?Sot, një i ri në Kukës ka më shumë gjasa të kërkojë vizë pune në Evropë sesa një vend pune në qytetin e tij. Kjo nuk është thjesht statistikë. Është realiteti i përditshëm i familjeve që përcjellin djalin në aeroport, me shpresën se jashtë do të ketë atë që Shqipëria nuk i ofron dot: një punë dinjitoze, një jetesë të sigurt, një të ardhme. Por a pyet ndokush: çfarë do të bëhet me Shqipërinë e mbetur bosh?Politikanët flasin për investime, për projekte madhore, për turizëm malor. Por ndërkohë, qytetet në veri zbrazën, ditë pas dite. Shkollat mbyllen nga mungesa e nxënësve, spitalet nuk gjejnë mjekë të rinj, dhe shpresat vdesin bashkë me të fundit që ikin.
Nëse kjo valë emigracioni nuk ndalet, Shqipëria e veriut do të kthehet në një muze të gjallë: rrugë bosh, shtëpi të mbyllura, fshatra ku vetëm pleqtë tregojnë histori për nipërit që s’kthehen më.
PM