Utah do të kërkojë dënimin me vdekje në çështjen e vrasjes së Charlie Kirk

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, njoftoi se do të kërkohet dënimi kapital për autorin e vrasjes së Charlie Kirk. Dënimi me vdekje lejohet në 27 shtete të SHBA-së, mes tyre edhe Utah, ku vrasja e rënduar mund të ndëshkohet me ekzekutim. Utah ishte shteti i parë që riktheu zbatimin e kësaj mase pas vitit 1976, me ekzekutimin e parë me pushkatim në 1977, dhe deri tani ka kryer shtatë ekzekutime. Në vitin 2022 u bë një përpjekje për ta shfuqizuar, por dështoi me një votë diferencë. Ekzekutimi më i fundit u krye në gusht 2024 ndaj Taberon Honie.