Marrëdhëniet shqiptaro-hebreje: Një dritë që lindi nga errësira

Ka histori që nuk kanë nevojë të zbukurohen, sepse janë vetë të zbukuruara nga drita e shpirtit njerëzor. Një nga këto është historia e marrëdhënieve shqiptaro-hebreje, një histori e vogël në hapësirën e kohës, por e madhe në peshën e saj morale. Në kohën më të errët që ka njohur njerëzimi – Lufta e Dytë Botërore – kur kombet e mëdha mbyllnin sytë, kur perandoritë përgatisnin listat e zeza për zhdukjen e një populli të tërë, Shqipëria e vogël bëri diçka që sot duket si e pabesueshme: hapi dyert, zgjati dorën dhe u bë strehë për hebrejtë.

Shqiptarët, njerëz të thjeshtë, që jetonin në varfëri dhe mes maleve të ashpra, nuk i panë hebrejtë si të huaj. Ata i panë si miq. Si njerëz që duhej shpëtuar, sepse kështu thoshte besa, fjala e nderit që për shqiptarët është më e rëndë se mali. Kjo është arsyeja pse sot Shqipëria renditet si i vetmi vend në Europë ku numri i hebrejve pas Luftës ishte më i madh se para saj. Nuk ishte shtet i madh, nuk kishte ushtri të fortë, nuk kishte ekonomi të pasur, por kishte zemër. Dhe zemra shqiptare atëherë rrahu më fort se çdo tjetër për mikun hebre.

Kjo histori nuk është thjesht një kapitull i së shkuarës. Ajo është një testament për të ardhmen. Një thirrje që na kujton se madhështia e një kombi nuk matet me tokë apo me armë, por me zemrën e tij. Dhe shqiptarët në atë errësirë globale shkëlqyen si një dritë e vogël që nuk u shua kurrë.

Marrëdhëniet shqiptaro-hebreje sot janë më shumë se miqësi diplomatike. Janë një urë ndërtuar mbi themelet e asaj sakrifice njerëzore, mbi besën që mbrojti jetë, mbi një histori

Preng Macaj

Ersi Qazolli