U-15/ Tirana fiton ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë dhe ngre lart titullin kampion

5f8d777b-da59-45e9-b4bd-7f5a8ca54963-2048x1366

Për të tretin vit radhazi, Tirana U-15 është shpallur kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” U-15 për edicionin 2024-2025.

Bardheblutë e vegjël zhvilluan ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Vllaznisë në fushën “Skënder Halili”.

Tirana triumfoi me rezultatin 5-3 në këtë përballje, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me 41 pikë dhe duke siguruar titullin kampion.

Pas përfundimit të ndeshjes, në “Skënder Halili” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut nga FSHF. Specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Neritan Koçi, i dorëzoi medaljet dhe trofeun skuadrës kampione të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *