Batuta epike e Toni Kroos-it: Mes një alarmi dhe një qeni roje për të mbrojtur shtëpinë zgjedh… Acerbin

Një deklaratë e pazakontë, por e mbushur me admirim, vjen nga ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, për mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi:
“Nëse do të duhej të zgjidhja midis një sistemi alarmi, një qeni të racës ‘pastore gjerman’ apo Acerbit përpara shtëpisë sime, do të zgjidhja Acerbin. Ai është mentalitet i pastër”.
Ky “vlerësim” vjen pas paraqitjes mbresëlënëse të Acerbit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ku ai jo vetëm që shkëlqeu në mbrojtje, por shënoi edhe një gol të denjë për një sulmues të vërtetë, duke çuar ndeshjen në shtesa dhe hapur rrugën për fitoren e Interit. Kroos nuk kurseu fjalët e mira as për shokët e tij të skuadrës:
“Edhe Dumfries e Bastoni janë si makina, e kthyen ndeshjen dy herë. Bravo edhe për Barcelonën: një reklamë fantastike për futbollin, sepse dukej se çdo gjë mund të ndodhte në çdo moment”.
Duke folur në podcastin “Einfach mal Luppen” të drejtuar nga vëllai i tij, Felix, Kroos komentoi edhe emocionet e përballjes: “Nuk dua të them se jam tifoz i Interit, por ndoshta dhjetë vitet e fundit më kanë ndikuar shumë, aq sa të më shtyjnë të jem pak kundër Barcelonës. Megjithatë, ndjeva gëzim për Interin kur rezultati ishte 3-3. Sidoqoftë, për mënyrën se si luan Barcelona, duhen dhënë shumë merita për Hansi Flick – është thjesht spektakël”.