Balli Kombëtar: Tradhëtar apo i tradhëtuar?

Kur dëgjojmë fjalët ballist apo Balli Kombëtar, në mendje na vijnë protagonistët e këqinjë të filmave të realizmit socialit si Sali Protopapa. Ata përshkruhen si pijanec, tradhëtar, të pashkolluar dhe si njerëz që donin më të keqen për vendin tonë. A ishte kjo e vërtëtë? Kush ishin ballistët dhe çfarë ishte Balli Kombëtar?
Balli Kombëtar ishte një lëvizje politike e krahut të djathtë e themeluar nga nacionalistët shqiptarë pas pushtimit fashist më 7 Prill 1939. Themeluesit e Ballit Kombëtar nuk ishin njerëz të thjeshtë, por ishin intelektualët dhe pasardhësit e rilindasve shqiptarë, të cilët formuan shtetin e ri shqiptar. Aty dallojmë intelektualët e vjetër si Mit’hat Frashërin, Lef Nosin, Rexhep Mitrovica të cilët kishin luajtur një rol të madh para shpalljes së Pavarësisë dhe ishin nënshkrues të deklaratës së Pavarësisë. Por kishim edhe figura të cilët kanë qenë aktiv gjatë viteve 20’-30’ si Ali Këlcyra, Abas Ermenji apo Safet Butka, djali i patrioti Sali Butka.
Qëllimi i Ballit Kombëtar ishte çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe bashkimi i trojeve shqiptare; nga Tregu i Ri (Novi Pazar) i Sanxhakut e deri në Prevezë të Çamërisë, nga Ulqini që ishte nën Malin e Zi e deri në Manastirin e alfabetit në Maqedoni. Ata nuk donin vëllavrasje, e për këtë ata kërkuan që të organizoheshin e të bashkëpunonin me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të drejtuar nga komunistët.
Më 1 Korrik të vitit 1943, 2 forcat kryesore u takuan në Mukje, me Ballin e përfaqësuar nga Mit’hat Frashëri dhe komunistët të përfaqësuar nga Mustafa Gjinishi. Edhe pse vëllezër në gjak, ata u përplasën në një temë shumë delikate: çështja e Kosovës. Balli argumentonte fortë që Kosova dhe trojet e tjera (Dibra, Tetova, Gostivari, Sanxhaku, Ulqini) të ishin pjesë edhe pas mbarimit të luftës ndërsa komunistët ishin kundërt. Në fund arritën në marveshje që kjo gjë të vendosej me votë nga populli.
Epo kjo marveshje nuk zgjati. Enver Hoxha me shokë (Miladin Popviç dhe Stefan Mugosha, të dy serb) e kundërshtuan këtë gjë, dhe u tërhoqën nga marveshja. Pas kësaj ngjarje, komunistët filluan të sulmonin forcat balliste dhe duke nisur vëllavrasjen. Safet Butka, i cili kishte thënë që do të vriste veten në qoftë se fillonin luftimet, e mbajti fjalën duke mosparë se si vëllau do të vriste vëllaun.
Pas kësaj tradhëtie, Balli Kombëtar u detyrua të bashkëpunonte me forcat gjermane, të cilët në realitet nuk kishin qëllime armiqësore ndaj Shqipërisë, por donin vetëm ta kishin si një rrugë kalimi për tu tërhequr nga Greqia. Këtu nisi dhe lufta civile shqiptare, ku për shkak të influencës serbo-komuniste, shqiptarët filluan të vrisnin njëri-tjetrin. Me humbjen e Gjermanisë dhe humbjen e shpresës nga Aleatët, Balli Kombëtar humbi dhe patriotët që donin një Shqipëri të bashkuar, tashmë u quajtën tradhëtar nga njerëz që i tradhëtuan jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët e Dardanisë (Kosovës), Malsisë dhe Maqedonisë.
Kjo humbje solli humbjen e trurit shqiptar i cili u tall dhe u turpërua nga regjimi i ri komunist i cili përbëhej nga njerëz kryesisht pa asnjë arritje në jetë dhe që disa vinin nga një origjinë jo shqiptare.
Nga Elvis Peshku