Lufta e Izraelit me Iranin dhe ndërhyrja e SHBA/ Trump me mesazh: Urime botë. Tani është koha për paqe!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi në “Truth Social” pas sulmeve iraniane që goditën bazat amerikane në Katar mbrëmjen e sotme.
Në postimin e tij të fundit, ai deklaroi: “URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!”
Pak më herët, Trump kishte falënderuar Emirin e Katarit, duke shkruar:
“Dua të falënderoj Emirin shumë të respektuar të Katarit për gjithçka që ka bërë në kërkimin e paqes për rajonin.”
Lidhur me sulmet, Trump theksoi:
“Kam kënaqësinë të njoftoj se nuk ka pasur asnjë amerikan apo qytetar të Katarit të vrarë apo të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”
Sa i përket kundërpërgjigjes së Iranit, presidenti amerikan tha:
“Irani i është përgjigjur shkatërrimit të objekteve të tij bërthamore me një reagim të dobët, që e prisnim dhe e kemi menaxhuar me sukses.”
Sipas tij, 14 raketa janë qëlluar: 13 u rrëzuan dhe 1 u shmang pasi nuk paraqiste rrezik.
“Jam i kënaqur të raportoj se asnjë amerikan nuk u lëndua dhe dëmet ishin minimale,” shtoi Trump.
“Më e rëndësishmja, shpresoj që urrejtja të ketë marrë fund.”
Në fund, ai theksoi rëndësinë e njoftimit të hershëm nga Irani që shmangu viktimat:
“Ndoshta tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon. Unë do ta inkurajoj me entuziazëm edhe Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.”